Ermonela Jaho është vlerësuar me urdhrin “Kalorëse e Arteve” nga shteti i Francës, një nder i cili i jep njohje për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në botën e operas dhe muzikës.
Sopranoja shqiptare me një karrierë ndërkombëtare të shquar, Ermonela Jaho, së bashku me Roberto Scandiuzzi, kanë marrë këtë nder nga Ministria e Kulturës në Francë.
Në njoftimin e publikuar, veprimtarinë e tyre artistike përshkruhet si dy karriera të jashtëzakonshme dhe ata vlerësohen si artistë të mëdhenj dhe njerëz të jashtëzakonshëm, të cilët kanë ndikuar në botën e artit për dekada të tëra.
Ky është një nder i rëndësishëm për Ermonela Jahon, duke e konfirmuar atë si një nga artistet më të shquara të operas në arenën ndërkombëtare. Ndërkaq, ajo kthehet në Shqipëri për një koncert të veçantë që do të mbahet më 4 gusht në Teatrin e Operas dhe Baletit, një rast tjetër për të ndarë pasionin dhe talentin e saj me publikun shqiptar./UBTNews/