Futbollisti kosovar Ermir Rashica ditë më parë bëri të ditur se është larguar nga skuadra e Treçës ’89, duke falënderuar skuadrën mitrovicase për bashkëpunimin e deritanishëm.
“Përshëndetje të nderuar familjarë, miq e bashkëlojtarë. Në përmes këtij postimi dua të ju njoftoj se nuk jam më pjesë e klubit Kf Trepça ’89. Dua të falenderoj kryesinë, trajnerat dhe bashkëlojtarët me te cilët punuam bashkë këto katër vite, dhe një falenderim i veçantë shkon për kryetarin e klubit Z.Abedin Zeka. Shihemi së shpejti”, shkroi Rashica në profilin e tij në Facebook.
Të ardhmen e tij Rashica do ta vazhdojë në futbollin shqiptar. Rashica ka arritur marrëveshje me skuadrën e Skenderbeut dhe zyrtarizimi do të ndodhë brenda pak ditësh.
Skenderbeu ishte pjesë e Divizionit të Dytë të futbollit shqiptar sezonin e kaluar, ndërsa nga sezoni i ri do të jetë pjesë e Kategorisë Superiore pasi që u shpall kampion i Divizionit të Parë.
Ndryshe, Rashica verën e kaluar ishte ftuar nga Interi në prova pas paraqitjeve të mira të tij në futbollin kosovar.