UBT News

Ermal Meta, koncert në “Air Albania” më 17 shtator

/ATSH/ Do të jetë qielli i Tiranës, i cili do të përshëndesë Tribù Urbana në stadiumin e ri “Air Albania” në një festë të madhe, më në fund me muzikë live për të kremtuar rilindjen e për të përkujtuar 30-vjetorin e rënies së regjimit në Shqipëri dhe fitimin e lirisë, njoftoi sot ambasada e Italisë në Tiranë.

Një qiell, në të cilin kanë ndriçuar edhe Stelle Cadenti të Ermal Metës, aty ku Tommaso Stanzani shpalos artin e tij si balerin duke i dhuruar një elegancë të rrallë videos që shoqëron këngën e re solo, e cila u propozua për transmetim në radio në 10 Gusht: www.youtube.com/ëatch?v=l8BSy4fyBBë

Tingujt e këngës “UNO” të Albumit Tribù Urbana interpretuar gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit, të cilat shoqëruan sukseset e arritura nga kombëtarja jonë duke krijuar një atmosferë magjike falë bashkimit të zërave të cilat, “nga rrugicat e Athinës në qendër të Dublinit”, tani kalojnë nëpër Tiranë.

Krahas Ermal Metës, protagonisti tjetër i madh është ky album i ri që “bën të ngrihen njëherazi duart lart”, po të njëjtat duar “që kapen fort pas qiellit këtë natë” duke bërë të lëvizë ajri, jeta, të lëvizin këmbët dhe zemra me këngët e përmbledhura në Tribù Urbana, publikuar në Mars dhe që menjëherë zuri vendin e parë në klasifikim, si në format CD ashtu edhe në disk.

Por jo vetëm; një koncert që do të përshkojë etapat e shumta domethënëse të karrierës artistike të Ermal Metës, sepse tani ka ardhur çasti të luhet muzikë, të këndohet e të oshëtijë zëri nga shkallët e stadiumit “Air Albania”, strukturë e re e ndodhur në qendër të Tiranës që mirëpret një koncert për herë të parë.

Promovues e bashkëprodhues të këtij eventi madhështor janë Ambasada e Italisë në Tiranë, Bashkia Tiranë, Federata Shqiptare e Futbollit dhe vetë Mescal.

Për të ndjekur koncertin – falas – qytetarët duhet të regjistrohen në linkun https://bileta.t-ticket.al/biglietteria/listaEventiPub.do duke nisur prej datës 25 Gusht.

Vendet janë në dispozicion deri në plotësimin e kapacitetit të diktuar nga rregulloret kundër COVID-19 në fuqi në Shqipëri.

Exit mobile version