Tani mungon vetëm zyrtarizimi. Eriksen duket se e ka lënë pas makthin e Euro 2020 dhe është gati për t’u rikthyer në fushën e blertë si futbollist profesionist.
Sipas mediave të njohura angleze, mesfushori është gati të rinis karrierën e tij në Premier League pasi sipas tyre, çdo gjë është mbyllur me skuadrën e Brentford.
Bëhet fjalë për një marrëveshjeje 6-mujore, me të drejtë rinovimi edhe për 1 vit tjetër. Sikur është shprehur dhe në intervistat e fundit, futbollisti danez do të provojë të luajë gjithçka për gjithçka me shpresën për të përfaqësuar edhe një herë kombëtaren e tij daneze në Botërorin e Katar 2022.