Christian Eriksen do të rikthehet në ekipin e Danimarkës për herë të parë qysh prej arrestit kardiak me të cilin u përball gjatë ndeshjes në Euro 2020 verën e kaluar.
30-vjeçarit iu vendos një kardioverter-defibrilator i implantuar (ICD) – një lloj stimuluesi kardiak – pas arrestit kardiak në ndeshjen kundër Finlandës. Ai u bashkua me ekipin Brentford në muajin janar, pas largimit të tij nga Inter Milan.
Danimarka do të luajë një miqësore në Holandë më 26 mars dhe në shtëpi kundër Serbisë tri ditë më vonë.
Eriksen do të bashkohet me bashkëlojtarët e tij ndërkombëtarë për stërvitje në Spanjë para dy ndeshjeve./UBTNews/