Ylli danez, Christian Eriksen dhe skuadra e tij, kampioni italian Inter pritet që së shpejti të shkëpusin kontratën me marrëveshje të dyanshme, raporton “Gazzetta dello Sport”.
Krerët e “NeraZzurëve” e përkrahin dhe e respektojnë çdo vendim që merr Eriksen, pasi që protokolli i CONI-t nuk e lejon danezin të paraqitet në Serie A me pajisjen që e ka në zemër.
Spekulohet se Eriksen mund të rikthehet te klubi londinez Tottenham United, por edhe ish-skuadra e tij Ajax, tek e cila e ka nisur karrierën, ka shprehur interesim për ta sjellë danezin në skuadër.
Që nga transferimi prej Tottenham tek Interi, Christian Eriksen ka arritur të bëjë 60 paraqitje për kampionin italian, duke regjistruar tetë gola dhe tre asistime mbi emrin e tij.