Ylli Christian Eriksen thotë se nuk i frikësohet arrestit kardiak teksa po shtyn përpara planet që të vazhdojë karrierën e tij në futboll.
Danezi foli për herë të parë për atë që përjetoi gjatë ndeshjes me Finlandën në Euro 2020, më 12 qershor të vitit të kaluar.
29-vjeçari po synon të rikthehet në stërvitje me ndonjë klup evropian këtë muaj, dhe përfaqësuesit e tij kanë qenë në bisedime me skuadrat e Premier Ligës dhe me ato nga Danimarka dhe Holanda.
I pyetur se a i frikësohet arrestit kardiak, Eriksen tha: “Jo aspak”.
“Në fillim, isha i kujdesshëm. Sa do të mund të tolerojë zemra ime? Dua ta testojë. Por unë u testova dhe e monitorova gjendjen time sa më shumë që ishte e mundur. Nuk frikësohem se do të ndodhë sërish”, deklaroi ai.
Eriksen u pajis me një defibrilator të brendshëm pas incidentit, që do të thotë se ai nuk mund të luajë në Itali sipas ligjit italian. Kontrata e tij me Interin u ndërpre në muajin dhjetor./UBTNews