Mesfushori i Danimarkës, Christian Eriksen do t’i nënshtrohet një operacioni në zemër pas arrestit kardiak që pësoi gjatë ndeshjes me Finlandën, të shtunën.
Federata e Danimarkës njoftoi se Eriksenit do t’i vendoset në zemër një defribilator. Kjo pajisje është e nevojshme, për shkak të shqetësimeve me ritmin kardiak.
“Pasi Christian ka kaluar nëpër ekzaminime të ndryshme të zemrës është vendosur që ai duhet të ketë një ICD (starter zemre). Kjo pajisje është e nevojshme pas një ataku kardiak për shkak të shqetësimeve me ritmin kardiak”, tha mjeku i ekipit kombëtar, Morten Boesen.
Gjendja e tij është stabile./UBTNews