Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka reaguar pas ndeshjes së ndërprerë në paris, mes Paris Saint-Germain dhe Basaksehir.
Ai ka shkruar në Twitter, duke thënë se ai i dënon shprehjet raciste të bëra ndaj anëtarit të klubit të Basaksehir, meqë edhe irritoi klubin turk.
“Dënojmë me forcë shprehjet raciste të bëra ndaj Pierre Ëebo, një prej anëtarëve ekipit teknik të klubit që na përfaqëson ne, Başakşehir, dhe unë besoj se hapat e nevojshëm do të ndërmerren nga UEFA”.
“Ne jemi pa kushte kundër racizmit dhe diskriminimit në sport dhe në të gjitha fushat e jetës”, ka shkruar në Twitter, Erdogan.
Kjo ndeshje, u ndërpre në fillim të takimit të saj, në momentin kur gjyqtari i katërt i takimit, iu drejtua me shprehje raciste Pierre Webos, njëri prej anëtarëve të stafit të klubit turk, Basaksehir./UBTNews