Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha të enjten se Greqia duhet të ndalojë armatosjen e ishujve me status joushtarak dhe të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare.
Në një fjalim të mbajtur teksa vëzhgonte stërvitjet ushtarake turke në brigjet e Turqisë perëndimore, Erdogan tha se Greqia duhet të shmangë ëndrrat, aktet dhe deklaratat që do të rezultojnë në keqardhje.
“Turqia nuk do të heqë dorë nga të drejtat e saj në Detin Egje, nuk do të ngurrojë të përdorë fuqitë e saj që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Erdogan në komentet e tij.
“Disa politikanë grekë që përpiqen të mbeten relevantë me fjalë dhe veprime që janë larg realitetit, në kundërshtim me logjikën dhe ligjin“, shtoi gjithashtu lideri turk. /UBTNews/