UBT News

Erdogan e konfirmon që Turqia nuk do të lejojë Suedinë të anëtarësohet në NATO

Presidenti turk, Tajip Erdogan, nuk do të mbështesë kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO.

Suedia dhe Finlanda aplikuan vitin e kaluar për t’u bashkuar me paktin e mbrojtjes transatlantike pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

Kombet kërkuan të fitonin mbështetjen e Turqisë, por kjo e fundit ngriti papritur kundërshtime.
Ankaraja pezulloi bisedimet muajin e kaluar kur një politikan danez i ekstremit të djathtë dogji një kopje të librit të shenjtë mysliman, Kuranit, në Stokholm.

“Në këtë pikë, Suedia nuk duhet të lodhet as të provojë [të anëtarësohet]. Ne nuk do t’i themi ‘po’ aplikimit të tyre në NATO për sa kohë që ata lejojnë djegien e Kuranit”, tha Presidenti Erdogan.

Ai sinjalizoi se Turqia mund të binte dakord që Finlanda t’i bashkohej NATO-s veçmas.

Turqia dhe Hungaria janë të vetmet vende që nuk ratifikuan anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës dhe çdo vendim për zgjerimin duhet të merret me marrëveshje unanime./UBTNews/

Exit mobile version