Futbollisti kosovar, Erblin Osmani, po vazhdon të jetë pranë ekipit të parë të Bayern Munichut.
Mesfushori është duke u stërvitur me gjigantin gjerman në prag të përballjes ndaj Atletico Madridit, e vlefshme për Ligën e Kampionëve.
Përveç kësaj, Osmani është përfshirë edhe në listën B të Bayern Munichut për ndeshjet e këtij edicioni të garës më prestigjioze evropiane për klube.
Ky është një hap i rëndësishëm për futbollistin kosovar, i cili po fiton gjithnjë e më shumë përvojë pranë një prej klubeve më të mëdha në Evropë.
