UBT News

Erblin Osmani nënshkruan kontratën e parë profesionale me Bayern Munich

Talenti shqiptar Erblin Osmani ka hedhur një hap të madh në karrierën e tij, duke nënshkruar kontratën e parë profesionale me gjigantin gjerman Bayern Munich.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, ku shprehu emocionet për këtë moment të rëndësishëm dhe falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij.

“Mirënjohës që zyrtarisht kam nënshkruar kontratën time të parë profesionale me Bayern Munich. Një falënderim i veçantë për familjen time, e cila gjithmonë ka besuar tek unë dhe më ka mbështetur në çdo hap. Jam gjithashtu mirënjohës ndaj agjencisë sime për besimin dhe udhëzimin gjatë këtij rrugëtimi. Jam i emocionuar për gjithçka që më pret dhe gati të jap maksimumin”, ka shkruar Osmani.

Nënshkrimi i kontratës profesionale me një nga klubet më të mëdha në botë përbën një moment të rëndësishëm në karrierën e Osmanit, i cili konsiderohet një nga talentet premtues të futbollit shqiptar.

Tashmë, ai do të synojë të vazhdojë zhvillimin e tij te Bayern Munich, me shpresën për të bërë hapin e radhës drejt ekipit të parë të kampionëve të Gjermanisë.

D.L

Exit mobile version