Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka ndarë me publikun një lajm të shkëlqyer për turizmin kulturor të Shqipërisë. Gjatë katër muajve të parë të vitit 2024, parqet arkeologjike të vendit kanë tërhequr një numër rekord vizitorësh. Plot 64,326 njerëz kanë shijuar thesaret e lashta që gjenden në këto parqe, duke shënuar një rritje të jashtëzakonshme prej 69% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kjo rritje spektakolare tregon për interesin në rritje për historinë dhe kulturën shqiptare, duke e vendosur Shqipërinë gjithnjë e më shumë në hartën e destinacioneve të preferuara për turizmin arkeologjik.
Për të përballuar këtë fluks të madh vizitorësh dhe për të siguruar që të gjithë të kenë mundësinë të eksplorojnë këto vende magjepsëse, orari zyrtar për të gjitha parqet arkeologjike gjatë periudhës Maj-Tetor 2024 është zgjeruar. Tani, të apasionuarit pas historisë mund të vizitojnë këto parqe çdo ditë nga ora 09:00 deri në 19:00.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë, qoftë vendas apo të huaj, të zhytet në bukuritë e trashëgimisë të pasur kulturore shqiptare./UBTNews/