UBT News

Pejë: Humb jetën një 43-vjeçar në vendin e punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gllaviçicë të Pejës, ku një punëtor i moshës 43-vjeçare ka humbur jetën në vendin e tij të punës.

Rastin për UBTnews e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se viktima ishte dërguar me lëndime në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Sipas Policisë, në vendngjarje kanë dalë menjëherë të gjitha njësitë relevante për të nisur hetimet rreth rrethanave të këtij aksidenti fatal në punëtori. Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, ndërsa po punohet intensivisht për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë vdekje tragjike.

Exit mobile version