Klubi i Barcelonës është duke kaluar nëpër një krizë, ku pas paraqitjeve dhe rezultateve jo të mira, tani është duke u spekuluar që trajneri Ronald Koeman është shumë afër shkarkimit.
Barcelona pësoi humbje mbrëmë kundër skuadrës së Benficas me rezultat 3:0, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Kjo ishte humbja e dytë në dy ndeshje për “Blaugranët” në Ligën e Kampionëve, ku edhe në ndeshjen e parë pësoi humbje me rezultat 3:0 kundër Bayern Munich.
Pas rezultateve jo të mira, tani janë përhapur shumë spekulime që Koeman është drejt shkarkimit, dhe në listën e zëvendësuesve tij gjenden emrat si Xavi dhe Luis Enrique.
Por, ky i fundit pas spekulimeve që lidhin të ardhmen e tij me Barcelonën, i demantoi të gjitha, duke thënë që është i fokusuar te Kombëtarja e Spanjës.
“Unë mendoj që Joan Laporta as që nuk e ka numrin tim të telefonit. Nuk do të largohem nga Kombëtarja e Spanjës. Kam një kontratë këtu pasi që më dëshirojnë këtu, dhe do ta respektojë atë”, tha Laporta.
Që prej emërimit të Ronald Koeman si trajner, në 62 ndeshje Barcelona ka regjistruar 38 fitore, 11 barazime dhe 18 humbje.