PSG nuk e pati të lehtë debutimin e tij në Champions këtë sezon, duke arritur një fitore të ngushtë ndaj Gironas, ekipit që befasoi të gjithë në La Liga sezonin e kaluar. Fitorja erdhi vetëm në minutën e fundit, falë një gafë të portierit Paulo Gazzaniga, i cili i dha mundësinë Nuno Mendesit të shtynte topin në rrjetë.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Luis Enrique shprehu lehtësimin dhe stresin që përjetoi gjatë lojës. Ai zbuloi se çfarë i kishte thënë kolegut të tij, Michelit, trajner i Gironas. “Në fund të ndeshjes, i thashë Michelit se kisha vuajtur më shumë sesa vuan një grua gjatë lindjes së fëmijës,” deklaroi Enrique në konferencën për shtyp.
Megjithëse shprehu se nuk kishte përvojën e lindjes, ai theksoi se ndjenja e presionit dhe nevojës për të fituar e kishte bërë të ndihej mjaft i stresuar. “E pashë që ishte e vështirë për ne të krijonim rrezik në pjesën e parë. Në pjesën e dytë ishte ndryshe, por humbëm shumë raste,” shpjegoi trajneri.
Enrique theksoi se tensioni ishte i pranishëm, sidomos kur po afronte minuta e 90-të dhe situata dukej e paqartë. “Kur afrohet minuta e 90-të dhe sheh se nuk je në gjendje të fitosh ndeshjen e parë, në mënyrë të pashmangshme vuash,” përfundoi ai.
Me këtë fitore të vështirë, PSG u përgatit për sfidat e ardhshme në Champions, duke shpresuar që performanca e ekipit të përmirësohet në ndeshjet e ardhshme./UBTNews/