UBT News

Enrique: Futbolli është shfaqje, lë të ofrojmë spektakël për tifozët

Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique ka këshilluar të gjithë trajnerët e skuadrave pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror që përtej rezultatit, të përkujdesen edhe për argëtimin e tifozëve.

Ai ka thënë se tifozët që janë të pranishëm në stadium dhe ata që i shikojnë ndeshjet nga televizioni duan që të shikojnë spektakël në fushë, sepse në të kundërtën, tribunat mund të mbesin të zbrazëta.

“Gjëja e parë që duhet të mësojmë në klasat e trajnerëve është se futbolli është një shfaqje. Janë 50,000 njerëz që të shikojnë në stadium dhe miliona në TV. Është si një shfaqje. Nëse është e mërzitshme, nuk do të mbetet njeri në teatër”.

Spanja do të ballafaqohet sonte me Japoninë dhe do të kërkojë kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira të Kupës së Botës.

Exit mobile version