Zinedine Zidane po e shijon jetën pasi u largua nga Real Madridi, duke u çlodhur duke luajtur padel, megjithëse ai e pranon me lehtësi se e ndien një lloj zemërimi nga karriera e tij, për shkak të mos përmbushjes së një ëndrre të caktuar.
Si lojtar, Zidane i përfaqësoi disa klube të mrekullueshme, si Bordeaux, Juventus dhe Real Madrid, por kurrë nuk arriti të luante për një klub të veçantë për të.
“Unë jam nga Marseille, u largova nga këtu si shumë i ri dhe nuk jetoj këtu, por kthehem kohë pas kohe dhe thjesht e ndiej se i përkas këtij vendi”, tha Zidane për La Provence.
“Kështu do të jetë përherë”, këmbënguli ai.
“Kur isha i ri, 15, 16 apo 17-vjeçar, i shikoja ndeshjet e Marseille nga tribunat dhe i thosha vetes, një ditë, pse jo? Por nuk ndodhi kurrë, do të kishte qenë diçka e fuqishme”, shpjegoi ai.
Zidanit iu desh ta ngushëllonte veten me karrierën që e kishte, edhe pse ka luajtur kundër Marseille, gjë që i ka lënë kujtime të paharrueshme.
“Fituam 1:0 kundër Marseille kur Franz Beckenbauer ishte trajner i klubit, është një kujtim i madh”, nënvizoi ai.
“Më bën të ndiej diçka për të thënë se kam fituar në Marseille, nëse kthehem në fushë atje më kujtohet shumë mirë”, shtoi ai.
Zidane ka qenë shumë i mbyllur për të ardhmen e vet si trajner dhe nuk është e qartë se cilën skuadër do ta drejtojë pas Real Madridit.