UBT News

Ende e paqartë nëse Messi do të udhëtojë me ekipin katalunas në Sevilla

Barcelona ka kaluar në finalen të Superkupës së Spanjës pas një fitoreje dramatike në gjuajtjen e penalltive kundër Real Sociedad të mërkurën në mbrëmje.

Megjithatë këtë e bënë pa Lionel Messin, i cili mungoi dhe statusi i lëndimit të tij është ende i panjohur.

Pasi mori një dëmtim në këmbën e majtë kundër Granadas, lojtari ishte prezent në seancën stërvitore të së martës, por Messi u la jashtë ndeshjes.

Nuk dihet ende se sa do të mungojë lojtari dhe a do të jetë i gatshëm për finale.

Barcelona u kthye në stërvitje të enjten në mëngjes, por e premtja do të jetë një ditë e rëndësishme pasi vendimi do të merret për Messin.

Një vendim nuk do të merret deri në momentin e fundit të mundshëm, me Messin që mund të udhëtojë në Sevilla me ekipin.

Exit mobile version