Një simbol me emrat e 1432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë është vendosur sot në Prekaz, duke shërbyer si një kujtesë e dhimbshme për tragjedinë dhe padrejtësinë e pësuar.
Fëmijët, ëndrrat e të cilëve u ndërprenë në gjysmë, mbeten një plagë e hapur për familjet dhe shoqërinë kosovare. Drejtësia për ta ende nuk është arritur, ndërsa kujtimi për ta mbetet i paharruar.
Nxënës të shkollave fillore nga mbarë Kosova kanë vizituar sot Prekazin dhe këtë simbol, duke lexuar me dhembshuri emrat e moshatarëve të tyre, të cilët nuk patën mundësinë të rriten, të mësojnë e të ndërtojnë të ardhmen e tyre.