UBT News

Emma Raducanu, fytyra e re e markës Dior

Emma Raducanu u emërua ambasadore e markës Dior vetëm një muaj pas triumfit në Us Open 2021.

Tenistja britanike 18-vjeçare do të prezantojë koleksionin e veshjeve të femrave të markës së njohur franceze, si dhe produkte grimi dhe produkte lëkure.

Në prag të njoftimit, Raducanu u pa në premierën botërore të filmit të James Bond, “No Time to Die”, në shtator, me një fustan të stilit grek të dizajnuar nga drejtoresha krijuese e markës Dior, Maria Grazia Chiuri, për koleksionin Cruise 2022.

Në një intervistë për British Vogue, Raducanu tregoi se sa domethënëse ishte për të paraqitja në tepihun e kuq.

“Të jesh në gjendje të veshësh një fustan të tillë të bërë me gjithë magjinë në atelien e Dior ishte një përvojë krejtësisht unike. Qëndisja e detajuar ishte e jashtëzakonshme dhe isha aq e nderuar që ndoqa premierën e filmit me këtë fustan”, deklaroi ajo.

Me markën Dior nuk është debutimi i saj i parë në botën e modës. Ajo debutoi në Met Gala me një fustan të markës Chanel para se të nënshkruante me markën Tiffany & Co, si ambasadore e bizhuterive të famshme./UBTNews

Exit mobile version