UBT News

Emisionit ‘Dr. Phil’ i vjen fundi pas 21 sezonesh

Emisionit “Dr. Phil” po i vjen fundi pas më shumë se dy dekadash në transmetim.

Phillip McGraw njoftoi për Variety se shfaqja do të përfundojë këtë pranverë pas 21 sezonesh.

“Jam i bekuar me mbi 25 vite të mrekullueshme në televizionin e ditës”, tha prezantuesi, 71 vjeç, për gazetën.

“Me këtë shfaqje, ne kemi ndihmuar mijëra të ftuar dhe miliona shikues në gjithçka, nga varësia dhe martesa deri te shëndeti mendor dhe rritja e fëmijëve. Ky ka qenë një kapitull i jashtëzakonshëm i jetës dhe karrierës sime, por ndërsa jam duke ecur përpara, ka shumë më tepër që dëshiroj të bëj”.

Megjithatë, CBS Media Ventures pretendoi se Dr. Phil nuk do të jetë larg ekranit për shumë gjatë.

Në një deklaratë, kompania njoftoi se McGraw “planifikon të shpallë një partneritet strategjik në kohën kryesore, të planifikuar për fillimin e vitit 2024”.

Largimi i McGraw shënon fundin e një epoke për televizionin e ditës, pas yjeve të tjerë të mëdhenj si Ellen Degeneres, Wendy Williams dhe Oprah Winfrey – të cilët i dhanë Dr.Phil fillimin e tij në vitet ’90.

Vendimi i prezantuesit për t’i dhënë fund emisionit vjen më pak se një vit pasi një duzinë punonjësish të dikurshëm dhe aktualë folën për mjedisin e supozuar “traumatizues” në xhirime.

“Të gjithë ishin mjaft të mjerë. Hyje në ndërtesë dhe kishte vetëm një frikë dhe ankth të dukshëm”, tha një ish-punonjës për BuzzFeed News. “’Dr. Phil’ – emisioni për shëndetin mendor, por të gjithë ata që punojnë në të kanë shëndet të tmerrshëm mendor sepse kushtet tona të punës ishin vërtet të këqija”.

Të tjerë pretenduan se kishin “makthe” për të shkuar në punë, ndërsa një grup tjetër punonjësish mbrojtën ikonën e TV, duke thënë se atmosfera “intensive” ishte “gjithmonë profesionale”.

Megjithatë, asnjë nga tregimet nuk nënkuptonte drejtpërdrejt se McGraw ishte fajtor për “mjedisin negativ”./UBTNews/

Exit mobile version