Pakistani njoftoi të premten mbështetje financiare nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kina në vlerë prej 1.3 miliard dollarësh.
Ministri i Financave, Ishaq Dar tha se Emiratet e Bashkuara Arabe kishin premtuar një miliard dollarë për të mbështetur rezervat valutore të Pakistanit — të cilat në nivelin e tyre aktual prej 4.04 miliardë dollarësh mezi mund të paguajnë për katër javë importe.
Kina lëshoi të premten 300 milionë dollarë për Pakistanin – kësti i fundit i një kredie 1.3 miliard dollarësh, tha Dar.
“Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe i kanë konfirmuar FMN-së për mbështetjen e tyre dypalëshe prej një miliard dollarësh për Pakistanin”, shkroi Dar në Twitter.
Ai shtoi se banka qendrore e vendit po përgatit dokumentacionin për marrjen e depozitës.
Pakistani nënshkroi një paketë shpëtimi prej 6.5 miliardë dollarësh me FMN-në në vitin 2019, por në mënyrë të përsëritur ka refuzuar kushtet dhe deri më tani janë liruar vetëm 3 miliardë dollarë./UBTNews/