UBT News

Emir Sahiti te Hajduku deri në vitin 2025

Emir Sahiti ka zgjatur kontratën me Hajdukun deri në verën e vitit 2025. Anësori 22-vjeçar nënshkroi një kontratë të re katër-vjeçare me klubin e njohur kroat.

Sahiti arriti në Hajduk në fillim të vitit 2018, ku ishte anëtar i rregullt i ish-ekipit të dytë të bardhezinjve.

Ai gjithashtu kishte bërë katër paraqitje zyrtare për ekipin e parë, dhe kaloi sezonin e kaluar në huazim në Sibenik.

Atje Sahiti shkëlqeu duket bërë 33 paraqitje zyrtare, ku shënoi shtatë gola me dha dy asistime.

“Është një ndjenjë e mirë të kthehesh në shtëpi në Hajduk. Jam i motivuar njëqind për qind dhe shpresoj ta ndihmoj ekipin, jam shumë i lumtur. Një vit huazim në Sibenik ishte vërtet i mirë për mua. Luajta shumë ndeshje dhe u ktheva në formë”, ka thënë Sahiti pas nënshkrimit të kontratës.

Drejtori sportiv i klubit, Mindaugas Nikolicius, ka thënë se lojtari ka treguar përparim të madh në aspektin teknik, taktik dhe psikologjik, duke bërë që Hajduku ta kthejë dhe ta blindojë me kontratë të re.

Exit mobile version