UBT News

Emir Rashica tregon se si përfundoi në prova te Interi

Talenti i Trepçës ’89 Emir Rashica shumë shpejtë mund të bëhet pjesë e gjigantit italian, Interit.

18 vjeçari po qëndron në Itali në prova te Interi dhe nëse tregohet i suksesshëm edhe mund ta kompletojë transferimin atje..

Rashica ka konfirmuar se edhe më tutje po vazhdon të qëndrojë në Itali dhe po mbahet në monitorim nga vëzhguesit zikaltër.

“Po, është e vërtetë që kam ftesë nga Interi dhe jam nën vëzhgimin e tyre për një kohe. Tani për momentin gjendem në Itali dhe po vazhdojë të jem nën mbikëqyrjen e tyre”, shtoi Rashica.

Futbollisti kosovar më pas tregoi edhe se si erdhi deri te kontakti me Interin duke thënë se kjo ndodhi kur ishte me Kombëtaren e Kosovës në Itali në një turne në të cilin Kosova ka zënë vendin e parë dhe aty ka nisur kontakti me njërin prej vëzhguesve të gjigantit italian.

“Kontakti ka filluar në Itali kur kemi pasur një turne me Kombëtaren e Kosovës dhe kemi zënë vendin e parë dhe prej asaj kohe jam nën vëzhgimin e tyre” theksoi Rashica.

Për Rashicën, kalimi te Interi do të ishte një ëndërr e bërë realitet./KP

Exit mobile version