UBT News

Eminemin e lë pa fjalë albumi i ri nga Kendrick Lamar

Eminemi e ka dëgjuar albumin e pestë të Kendrick Lamarit, “Mr. Morale & The Big Steppers’ dhe ka mbetur pa fjalë.

Kështu së paku merret vesh nga postimi i tij në Twitter, ku legjenda e repit nuk i ka kursyer lëvdatat për reperin i cili lansoi album pas vitesh mungesë në skenën muzikore.

“Hej Dr. Dre, ky album i Kendrickut është qesharak. Jam i pafjalë”, ka shkruar Eminemi në llogarinë e tij në Twitter.

Komentet e tij vijnë pak muaj pasi dyshja ishte pjesë e performancës në SuperBowl me Dr. Dre, Snoop Dogg, 50 Cent dhe Mary J. Blige./klankosova.tv./

Exit mobile version