UBT News

Eminem do të luajë në serialin e ri të 50 Cent

Ylli Eminem do të luajë në serialin e ri të krijuesit të hiteve, 50 Cent. Në serialin që mban titullin “BMF” (Black Mafia Family”, Eminem do ta portretizojë informatorin e FBI-së Richard Wershe Jr., i njohur me nofkën White Boy Rick. Ai do të shfaqet në një episod të serialit.

“Jam i nderuar dhe falënderues me përkrahjen e mikut tim të mirë, Eminem, për serialin tim të ri ‘BMF’. Nuk kishim si ta realizonim një projekt për Detroitin, pa e përfshirë legjendën e këtij qyteti”, deklaroi 50 Cent.

Premiera e serialit do të jepet më 26 shtator, në Starz./UBTNews

Exit mobile version