Emily Ratajkowski sapo hodhi hapin tjetër në ndarjen e saj nga Sebastian Bear-McClard, pasi ajo u pa nga paparacët duke lëvizur gjërat e saj nga apartamenti i tyre i përbashkët.
Ndihmësit e modeles larguan mobiljet, veprat artistike, veshjet dhe gjëra të tjera të supermodeles nga apartamenti i përbashkët me ish-bashkëshortin e saj në Manhattan.
Ratajkowski u pa teksa largonte një vazo nga apartamenti.
Njëra nga shoqet e saj e ndihmoi duke nxjerrur një tufë të madhe rrobash, varëse rrobash dhe gjëra të tjera në rrugë.
Lëvizja vjen pasi Page Six zbuloi detaje ekskluzive rreth ndarjes së Ratajkowski-t nga bashkëshorti i saj prej katër vitesh, pasi dyshohet se ky i fundit e kishte tradhtuar.
“Po, ai e tradhëtoi”, i tha një burim Page Six në atë kohë. “Ai është një mashtrues serial. Eshte e shpifur. Ai është një qen”.
Çifti u martua në vitin 2018 në një gjykatë pasi u shfaqën në sy të publikut për vetëm dy javë.
Ratajkowski e kishte zbuluar vetë lajmin me një sërë fotosh të unazës së saj të martesës./UBTNews/