Ajo u bë nënë për herë të parë në mars të këtij viti. Por kjo nuk e ka ndaluar modelen e njohur, Emily Ratajkowski, që të vazhdojë karrierën e saj të suksesshme si modele, pasi doli në rrugë në Los Angeles të enjten mbrëma për edicionin e tretë të shfaqjes ekskluzive të Rihannës “Savage X Fenty” për Amazon Prime, shkruan DailyMail.
Supermodelja, shkëlqeu me bikini joshëse me ngjyrë rozë, e cila kishte rripa të dyfishtë për vithe, me pjesën e sipërme pa rripa.
Fiziku i tendosur dhe i tonifikuar i Emilyt ishte shfaqur plotësisht, ndërsa ajo lëvizte me vetëbesim mes veturave në një rrugë ku shkruhej “rruga e mbyllur”.
Rroba banje seksi e të modeles së famshme ishte me detaje delikate, dhe disa litar që vareshin mes gjoksit të saj.