Seriali “Emily in Paris” po rikthehet. Të enjten Netflix lansoi pamjet e para nga sezoni i tretë, ku Lily Collins dukej se po jetonte jetën si më së miri. Fundi i sezonit të dytë ngriti dilemën te fansat se a u largua vërtet Emily nga Parisi.
Sezoni 3 e gjen Emilyn ende në qytetin e dritës, sipas një njoftimi nga transmetuesi, por tani ajo është “në një udhëkryq vendimtar në çdo aspekt të jetës së saj”.
Pamjet lënë të kuptohet se vendimet që merr Emily në sezonin e 3-të do të përcaktojnë “të ardhmen e saj në Francë” dhe thotë se heroina e zgjuar e mediave sociale do të vazhdojë “të zhytet në aventurat dhe kthesat befasuese që ofron jeta në Paris”.
Emily në Paris u shfaq premierë në Netflix në tetor të vitit 2020./UBTNews/