UBT News

Emilia Clarke nuk i pëlqen operacionet plastike

Aktorja Emilia Clarke nuk dëshiron t’iu nështrohet operacioneve plastike. Ajo i tha revistës “People” se nuk i do këto procedura për t’u dukur më e re, dhe nuk i interesojnë ‘standardet qesharake të bukurisë’. Madje ajo u shpreh e bindur se kjo nuk do të ndodhë.

Aktorja e pranoi se operacionet plastike jo vetëm që e frikësojnë atë, por siç tha ajo, mund të ndikojnë në karrierën e saj profesionale.

“E para: frika dhe e dyta: s’mund ta kryejë punën time nëse s’mund ta lëviz fytyrën”, deklaroi Clarke.

“Nëse dikush do të më thoshte se kam nevojë për ndonjë intervenim që të jem e pranueshme për standardet qesharake të bukurisë që ka vendosur shoqëria, unë do t’i thosha që ta përjashtonin veten”, deklaroi aktorja.

Ajo shtoi se plakja është proces i natyrshëm./UBTNews

Exit mobile version