Është miratuar propozim-vendimi për emërimin e Komisionit Qeveritar për njohjen e statut të ish-të Dënuarve dhe ish të Përndjekurve Politikë.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka propozuar emrat e përbërjes së re të këtij Komision, të cilët më pas u votuan në mbledhje.
Mandati i këtij Komisioni do të jetë dy-vjeçar.
“Për anëtarë të Komisionit për njohjen e statutit të ish-të dënuarve dhe ish-të përndjekurve politik me mandat dy-vjeçar, propozoj këtë përbërje: Fadil Bunjaku, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Petrit Shala, përfaqësues nga Ministria e Financave, Isak Shabani, përfaqësues nga MSH-ja, Hydajet Hyseni-Kaloshi përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, Bertat Luzha, përfaqësues nga Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës dhe Mazllum Baraliu përfaqësues nga Shoqata e Juristëve të Kosovës”, ka thënë Haxhiu.