Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka emrëruar sot Këshillin e ri Drejtues të Teatrit “Avdush Hasani”, ndërsa në takimin e parë Këshilli ka zgjedhur Blerim Zhitinë, kryetar.
Kryetari Bulliqi së bashku me drejtoreshën për Kulturë, Rinisë dhe Sport (DKRS), Elhame Kutllovci, ka pritur në takim përbërjen e re të Këshillit Drejtues, të cilëve u ka uruar punë të mbarë dhe të suksesshme në funksionalizimin e plotë të teatrit.
“Tanimë pas kompletimit të stafit profesional dhe administrativ, janë duke u plotësuar kushtet për punë në teatrin ‘Avdush Hasani’. Ju uroj punë të suksesshme, ndërsa trupa teatrore uroj të sjellë shfaqje me vlera të mirëfillta për dashamirët e artit skenik”, tha kryetari Bulliqi.
Përbërja e Këshillit Drejtues të Teatrit “Avdush Hasani”:
Blerim Zhitia, dramaturg
Xheladin Çitaku, profesor i degës së letërsisë
Muhamet Zeka, aktor
Saranda Kika, piktore
Vjosa Tasholli, aktore.