UBT News

Emërohet drejtori i ri i Arsimit në Vushtrri

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka emëruar Dardan Abazin drejtor të Arsimit, pozitë kjo që kishte mbetur e zbrazët qe disa javë.

Abazi vjen nga shoqëria civile. Në vitet e fundit, ai ka qenë menaxher i Programit dhe hulumtues i lartë në Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP).

“Ai ka një përvojë të gjatë në politikat publike, mbi një dekadë në analizën e politikave publike, hartues i projekteve vendore e ndërkombëtare në sektorin e shoqërisë civile, si dhe me një përvojë të gjatë në reformën e administratës publike”, ka njoftuar i pari i komunës së Vushtrrisë.

Exit mobile version