Në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) u morr vendim që Primozh Gliha të merr drejtimin e Kombëtares së Kosovës.
Ndërkaq, Glihës do t’i ndihmojnë trajnerët si Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards.
Pas këtij vendimi të FFK-së tani ka reaguar edhe tifo-grupi jonë “Dardanët”, i cili ka thënë se e mbështet pafundësisht emërimin e trajnerëve vendor dhe atë të Glihës në krye të kombëtares.
“Mbështesim pafundësisht emërimin e vendorëve në shtab teknik dhe angazhimin e Glihas në krye të kombëtares. Duke marrë parasysh situatën, kërkojmë angazhim nga lojtarët e përzgjedhje të duhur nga tashmë trajneri i ri. Gjithmonë aty për Kosovën!”, ishte reagimi i “Dardanëve” në Facebook.