UBT News

Emeli Sande paralajmëron albumin e ri

Këngëtarja super e talentuar, Emeli Sande njoftoi se në më 6 maj të këtij viti do ta lansojë albumin e ri, “Let’s Say For Instance”. Ky është albumi i saj i katërt në total, kurse i pari me ndihmën e kompanisë së re muzikore, “Chrysalis Records”.

“Jam shumë krenare me këtë album dhe mezi po pres ta lansojë atë. Jam ndier e lirë të shprehem në mënyrë më natyrale si nga ana muzikore ashtu edhe në tekstet e këngëve, dhe dëshira ime më e madhe është që kjo të jetë një eksperiencë frymëzuese për secilin dëgjues, dhe që përmes këtij incizimi të arrijnë të më njohin në një nivel më të thellë”, deklaroi ajo për Variety.

Krahas lajmeve rreth albumit, ylli bëri të ditura edhe datat e koncerteve në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat fillojnë po atë muaj./UBTNews

Exit mobile version