UBT News

Elon Musk tani është zyrtarisht një miliarder pa shtëpi!

Elon Musk është gati të përmbushë premtimin e tij për t’u bërë një “miliarder i pastrehë” duke shitur pallatet e fundit.

Shefi ekzekutiv i Tesla njoftoi se shtëpia e tij në Zonën e Gjirit të San Franciskos, të cilën ai e mbajti vetëm për të dhënë me qira për ngjarje, po del në treg për rreth 37 milionë dollarë.

“Vendosa të shes shtëpinë time të fundit të mbetur. Thjesht duhet të shkoj te një familje e madhe që do të jetojë atje. Ashtë një vend i veçantë ”, tha ai. Ka dhjetë dhoma gjumi, një sallë vallëzimesh, një dhomë zyrtare për bankete, një dhomë për rregullimin e luleve dhe një bibliotekë. Ai ka shitur dy pallate të tjera në Kaliforni.

Një raport i fundit i ProPublica deklaroi se disa nga amerikanët më të pasur, përfshirë Musk, Jeff Bezos dhe Hathaway Warren Buffett kanë paguar pak ose asnjë taksë mbi të ardhurat në krahasim me pasurinë e tyre.

Pas kësaj, Musk tha se ai do të vazhdojë të paguajë taksën e të ardhurave në Kaliforni në proporcion me kohën e tij në shtet. Musk gjithashtu tha se ai jeton në një shtëpi me qira. Ai ishte zhvendosur në Teksas vitin e kaluar.

“Shtëpia ime kryesore është fjalë për fjalë një shtëpi 50 mijë dollarë në Boca Chica që unë marr me qira nga SpaceX”, kishte thënë Musk.

Javën e kaluar kur një përdorues në Twitter pyeti: “A keni shitur gjithçka siç keni përmendur për të ‘zvogëluar’ jetën tuaj për t’u përqëndruar në Mars dhe të na bëni multi-planetar?”, Musk e konfirmoi.

“Po, shita shtëpitë e mia, përveç një në Bay Area që është dhënë me qira për evente”, shkroi ai.

(Përktheu dhe përshtati UBTNews)

Exit mobile version