UBT News

Elon Musk po hetohet nga autoritetet federale

Miliarderi Elon Musk është duke u hetuar nga autoritetet federale lidhur me marrëveshjen e blerjes prej 44 miliardë dollarësh të Twitter Inc, tha kompania e mediave sociale në një dosje gjyqësore të lëshuar të enjten.

Ndonëse në dosje u tha se ai është nën hetime, nuk dihet fokusi i tyre.

“Kjo loja e ‘fsheh topin’ duhet të përfundojë”, tha kompania në dosjen gjyqësore.

Kompania Twitter e cila e paditi miliarderin Musk në korrik për ta detyruar atë të mbyllë marrëveshjen – tha se avokatët e CEO-s së Teslas pretenduan “privilegj hetimor” kur refuzuan të dorëzojnë dokumentet që u ishin kërkuar./UBTNews/

Exit mobile version