Elon Musk mohoi raportimet se ai kishte një lidhje të shkurtër me gruan e bashkëthemeluesit të Google, Sergey Brin, Nicole Shanahan.
Pronari i Tesla-s dhe SpaceX shkroi në Twitter se s’kishte lidhje romantike mes tij dhe Shanahan, teksa shtoi se ai dhe Brin mbesin shokë.
Tweetet e Musk erdhën pas një raporti të Wall Street Journal (WSJ) që citonte burime të paidentifikuara duke thënë se ai ishte përfshirë në një lidhje të shkurtër me Shanahan./UBTNews/