UBT News

Elon Musk habit me përgjigjien se çka do të këshillonte veten kur ishte në të njëzetat e tij

Në një ngjarje kushtuar robotëve dhe teknologjisë, një anëtar kureshtar i audiencës e pyeti Elon Musk se çfarë do t’i thoshte ai vetes kur ishte i ri.

Në eventin e Tesla-s Day of AI, shefi ekzekutiv i Teslës qëndroi i qetë dhe mendoi.

Ai u shpreh se do ti thoshte vetes “thjesht ndalo dhe nuhat trëndafilat herë pas here, ndoshta do të ishte një ide e mirë”, duke shtuar se Elon i ri duhet të ekspozohet ndaj njerëzve të zgjuar dhe të lexojë shumë libra.

“Unë bëra pikërisht këtë”, tha Musk, duke shtuar se ishte e rëndësishme në jetë të mos jesh “shumë intensiv”.

Duke kujtuar kohën kur po zhvillonte një raketë të hershme SpaceX, Musk tha se kujtonte se nuk kishte ndalur për të shijuar mjedisin.

“Duhet të kisha pirë një pije në plazh! Do të ishte mirë”, tha ai./UBTNews/

Exit mobile version