UBT News

Elon Musk do të blejë Manchester United?

Elon Musk është një nga të paktët me fat që mund të përballojë blerjen e Manchester United!

Manjati i teknologjisë thuhet se po vëzhgon nga afër situatën dhe po shqyrton nëse duhet të përfitojë nga ndonjë mundësi në Old Trafford, përcjell UBT News.

Daily Mail pretendon se Musk po pyet nëse mund të ketë një mundësi për të bërë ofertë për Djajtë e Kuq përpara afatit të së premtes. Thuhet se dhjetëra persona kanë treguar interes dhe kanë nënshkruar marrëveshje konfidencialiteti duke u dhënë atyre akses në “dhomën e të dhënave”.

Disa organizata të Arabisë Saudite, që nuk lidhen me njerëzit që kontrollojnë Newcastle United, janë midis tyre.

Megjithatë, ende nuk dihet zyrtarisht për detaje të tjera./UBTNews/

Exit mobile version