Këngëtarja Ellie Goulding ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Nëna dhe bebi janë “të dy shëndoshë e mirë”, shkroi në Instagram bashkëshorti i saj, Caspar Jopling. Ai nuk e përmendi gjininë apo emrin e foshnjës.
Jopling tha se është shumë mirënjohës dhe kërkoi privatësi. “Gjatë këtij momenti magjik dhe personal do ta vlerësonim shumë nëse jemi në gjendje të shijojmë privatësinë tonë. Faleminderit,” shkroi ai.
Këngëtarja e “Love me like you do” e zbuloi shtatzëninë në fund të shkurtit.
“Në gusht unë dhe Caspar bëmë një udhëtim të shkurtër për të festuar përvjetorin e parë dhe aty e zbuluam. Ishte çmenduri sepse s’e kishim fare në plan. Ideja e një shtatzënie s’më dukej shumë afër reales atë kohë, por kjo ndjesi më ka bërë të ndihem edhe më humane. Dua një botë më të mirë. Kam forma që s’i kam patur kurrë dhe po i shijoj. Edhe im shoq po i shijon.”
34-vjeçarja tregoi se fillimisht as nuk e pranonte se mund të ishte shtatzënë, por ndryshimet e tremujorit të parë “e detyruan” të përshtatej.
Ellie dhe partneri i saj e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në gusht të 2019-s.