Channel Nine i Australisë nuk do ta transmetojë më emisionin “The Ellen DeGeneres Show” pas tetë vjetësh transmetim.
“TV Blackbox” ka raportuar se rrjeti nuk do ta transmetojë sezonin e fundit të emisionit të Ellen, pasi një zyrtar ka thënë: “Emisioni i Ellen DeGeneres nuk do të rikthehet në Channel Nine për 19-in dhe të fundit sezon. Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm dhe i urojmë Ellen çdo të mirë për sezonin e fundit”.
Emisioni amerikan ishte transmetuar në Channel Nine që nga viti 2013.
“DailyMail” zbuloi ekskluzivisht se emisioni i Ellen DeGeneres do të përfundonte pas 19 sezoneve në maj të këtij viti dhe prezantuesja e konfirmoi vetë lajmin menjëherë.
Lajmi vjen pasi pretendimet për mjedisin toksik të punës në emision u zbuluan në korrik 2020 nga një punonjës aktual dhe 10 ish-punonjës, të cilët akuzuan tre prodhues ekzekutivë, Ed Glavin, Mary Connelly dhe Andy Lassner, për “ngacmim”.
Prodhuesit ekzekutivë Glavin, Kevin Leman dhe bashkëproducenti Jonathan Norman u pushuan nga programi i njohur pas akuzave të ngritura kundër tyre nga stafi aktual dhe ish-stafi.
Moderatorja kërkoi falje kur u njoftua se ishte subjekt i një hetimi nga “WarnerMedia”./UBTNews