Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se gjyqtari kosovar Elldin Uglari do të gjykojë në ndeshjen shumë të rëndësishme Bullgari–Azerbajxhani për femra, e cila është pjesë e kualifikimeve për FIBA Women’s EuroBasket 2027.
Përballja zhvillohet në Plovdiv, Bullgari, duke filluar nga ora 18:00. Aktualisht, Bullgaria ka regjistruar tri fitore në tri ndeshje, ndërsa Azerbajxhani ka tri humbje në tri përballje.
Elldin Uglari ka përvojë të gjerë në gjykimin e ndeshjeve evropiane, duke përfshirë sfida këtë verë dhe viteve të kaluara, dhe zgjedhja e tij tregon besimin e FIBA-s në gjyqtarët e Kosovës.
Federata e Basketbollit të Kosovës e ka cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme dhe një nder për basketbollin kosovar në arenën ndërkombëtare.
