UBT News

Elizabeth Olsen u martua në fshehtësi me Robbie Arnett vitin e kaluar

Ariana Grande, Justin Hartley dhe më shumë persona të famshëm u martuan në fshehtësi kohët e fundit.

Trendit nuk i shpëtoi as ylli i WandaVision, 32-vjeçare, dhe muzikanti, 29-vjeçar, të cilët kurorëzuan dashurinë e tyre në fshehtësi në vitin 2020.

Pak kohë pasi u spekulua për ceromoninë, çifti u panë të veshur me unaza ari të ngjashme, ndërsa shëtisnin në qytetin e New York-ut.

Të sapomartuarit filluan lidhjen në mars të vitit 2017 dhe Arnett i propozoi aktores dy vjet më vonë.

Para se të ndizte romancën e saj me muzikantin, motra e vogël e Mary-Kate dhe Ashley Olsen ishte fejuar më parë me Boyd Holbrook nga marsi i vitit 2014 deri në janar të vitit 2015.

Gjatë gjithë kohës së saj në qendër të vëmendjes, e nominuara për Critics ‘Choice Television Awards ka vlerësuar privatësinë e saj dhe është përpjekur të mbajë jetën e saj të dashurisë private.

Epo, pak e dijnë që edhe rritja në një familje të njohur, ka sfidat e saj./UBTNews

Exit mobile version