Aktorja e mirënjohur shqiptare, Eliza Dushku është në pritje të ëmbël. Për ta mbrojtur shëndetin e saj dhe të foshnjës, aktorja e mirënjohur u vaksinua kundër COVID-19.
Dushku ka publikuar një fotografi në Instagram, teksa njoftoi se ajo u vaksinua me Pfizer-BioNTech.
“Vendosa të vaksinohem në muajin e pestë dhe të gjashtë të shtatzënisë, për të mbrojtur veten dhe foshnjën time. Të gjithë mjekët, më e rëndësishmja, burri im dhe unë ndihemi të sigurt”, shkroi ajo krahas fotografisë në Instagram.
Aktorja u ka bërë thirrje fansave të saj të vaksinohen kundër COVID-19./UBTNews