Aktorja Eliza Dushku ndau përvojën e saj të përballjes me ngacmimet seksuale në xhirimet e filmit “Bull” të CBS para një Komiteti Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve të martën, duke folur për përjashtimin nga shfaqja dhe detyrimin për të nënshkruar një marrëveshje të fshehtë, e cila nuk e lejonte atë ta diskutojë këtë rast publikisht.
Në vitin 2016, Dushku kishte një rol në sezonin e parë të serialit “Bull” që ishte menduar të bëhej një rol i rregullt, por ajo u pushua nga shfaqja pasi akuzoi yllin Michael Weatherly për ngacmim seksual. Ajo mori një dëshpërblim prej 9.5 milionë dollarësh nga CBS, raportoi Boston Globe në vitin 2018.
Aktorja tha në dëshminë e saj: “Unë u u ftova nga CBS për t’u bërë bashkëudhëheqëse në një shfaqje të quajtur “Bull”. Më thanë se roli do të ishte një angazhim gjashtëvjeçar për të luajtur një zonjë udhëheqëse të zgjuar dhe të fortë – një avokate kompetente dhe me fuqi të lartë që synon të balancojë rolin kryesor mashkullor ekzistues dhe se roli ishte shkruar posaçërisht për mua. Megjithatë, në javën time të parë në punën time të re e gjeta veten përballë sulmeve verbale, seksuale dhe të turpshme. Jam përballur pothuajse me ngacmime të vazhdueshme seksuale nga kolegu im”.
Aktorja tha se ai e kishte ngacmuar edhe në sy të punëtorëve të tjerë të cilët më pas kishin filluar ta ndjekim shembullin e tij.
Dushku tregoi se sa e poshtëruar ndihej dhe se si kishte frikë të shkonte në punë. Madje, ajo kishte frikë se në rast se do të reagonte kundër kolegëve, do ta rrezikonte punën e saj dhe do t’i dëmtohej reputacioni profesional.
Ngacmimet kishin arritur në kulm kur gjatë xhirimit të një skene ku ajo e kishte një monolog para gjykatësit dhe jurisë, për të cilën performancë ishte përgatitur shumë, me ta përfunduar fjalimin, Weatherly kishte bërtitur me të madhe duke thënë se ai dhe shokët e tij do të donin ta kenë një treshe me të.
Seriali “Bull” vazhdon të transmetohet në kanalin “CBS”./UBTNews/