Eliza Dushku ka mirëpritur fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin Peter Palandjian.
Aktorja shqiptare, 40 vjeç, e cila zbuloi se është shtatzënë në fillim të këtij viti, ndau lajmin në llogarinë e saj në Instagram, transmeton Klankosova.tv.
Eliza ndau një pjesë të vogël të fotografive kur ishte shtatzënë, duke treguar barkun në rritje, para se të zbulonte emrin e foshnjës së porsalindur.
“Duke i uruar mirëseardhjen djalit tonë të bukur,” Bodan “, kjo javë ka qenë një udhëtim në vetvete”, shkroi ajo.