Roma është në kërkim të një sulmuesi të ri. Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit kryeqytetas po tentojnë të rikthejnë në Serie A sulmuesin italian Stephan El Shaarawyn.
El Shaarawy është pjesë e skuadrës kineze Shanghai Shenhua, me të cilin ekip është duke tentuar të shkëpusë kontratën.
Sulmuesi thuhet se ka vendosur t’i bashkohet Romës gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
El Shaarawy në të kaluarën ka luajtur për skuadra si Milani, Geona dhe Monaco.